I nxehtë përvëlues, temperatura deri në 39 gradë celcius. Njihuni me parashikimin e motit

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18º në 31ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 38ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 39ºC.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor-Veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 16ºC deri në 29ºC dhe në zonat e ulëta nga 21ºC në 30ºC.

SHKARKO APP