I nxehti afrikan gati të godasë Shqipërinë, kujdes nga temperaturat e larta

Valët e të nxehtit Afrikan kanë “goditur” prej ditës së djeshme kontinentin evropian duke bërë që temperaturat e ajrit të ngrihen deri në 45 gradë celsius në gadishullin Iberik.

Temperatura ekstremisht të larta priten në Evropën Qendrore dhe pjesërisht në Mesdhe.

Një meteorolog spanjoll u shpreh se “dyert e ferrit” ishin hapur ndërkohë autoritetet e larta franceze urojnë që të mos përsëritet situata e vitit 2003 ku rreth 15 mijë persona ndërruan jetë si pasojë e temperaturave shumë të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendi ynë do të jetë në periferi të kësaj vale ku temperaturat do të rriten jo më shumë se 39 gradë celsius.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo situatë pritet të vijojë deri në fillimin e muajit korrik, periudhë që vala e të nxehtit do të përfshijë Ballkanin dhe Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?