I nxehti afrikan kaplon vendin, ruani kokën gjatë ditëve në vijim

Moti ka bërë një kthesë të papritur gjatë ditëve të fundit.

Ditët në vijim do të jenë të nxehta dhe vendi do të preket nga vala afrikane, me temperatura të larta.

Sot moti do të jetë me kthjellime përgjatë Ultësirës Perëndimore. Në zonat malore vranësirat do të shfaqen të pakta deri mesatare, ku nuk do të përjashtohet mundësia e rreshjeve të izoluara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten të larta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 17/33°C
Zonat e ulëta 19/39°C
Zonat bregdetare 22/35°C

Ditën e nesërme, e mërkurë datë 24 Korrik 2019, moti do të mbetet me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 18/33°C
Zonat e ulëta 20/39°C
Zonat bregdetare 22/35°C

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?