I nxehti afrikan pritet të pushtojë Shqipërinë gjatë muajit gusht

I nxehti afrikan do të pushtojë Evropën javën e ardhshme. Sipas meteorologëve do të jetë një gusht përvëlues me temperatura mbi 40 gradë celcius.

Në pjesë të ndryshme të kontinentit, deri më tani është regjistruar një verë pak a shumë normale, me alternime mes fazave të kohës së bukur dhe të freskët dhe stuhive të shpejta që janë parë në disa rajone në Italinë e veriut apo edhe në vende të tjera përreth. Eekspertët tani flasin për një valë të nxehti afrikan që po vjen ndërkohë që java e parë e gushtit do të jetë e me temperatura të larta.

Kjo konfirmohet edhe nga modelet matematikore më të besueshme. Modeli amerikan GSF (Global Forecast System) tregon ardhjen e një mase ajri saharian rreth datave 4-5 gusht. Sipas ekspertëve, javët e para të gushtit do të jetë pa lagështira, me një mot të pastër dhe stabël ndërsa në vijim, mërkuri në termometër nuk do të ndalet së ngrituri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për sa i takon fundjavës së ardhme, meteorologët thonë se trazirat që kanë kaluar ditët e fundit në pjesën veriore të Italisë, tani do të zhvendosen drejt Ballkanit për ti lënë vendin, javën e ardhshme, masave të presionit të lartë nga Afrika e Veriut që do të sjellin ditë me diell por shumë të nxehta në të gjithë zonën përreth Mesdheut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?