I nxehti dhe temperaturat e larta prekin edhe vendin tonë, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara, kryesisht në zonat malore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14ºC në 28ºC, në zonat e ulëta nga 20ºC në 34ºC dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 35ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 13ºC deri në 28ºC dhe në zonat e ulëta nga 18ºC në 31ºC.

SHKARKO APP