I nxehti ekstrem mbi 41 gradë, si pritet të jenë temperaturat deri të premten

Prej fundjavës, temperaturat e ajrit kanë shënuar një rritje ekstreme në të gjithë territorin e vendit. Kështu, në disa qytete, përfshirë edhe Tiranën termometri ka shënuar deri në 45 gradë celsius.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperatura të larta pritet të shënohen edhe sot për shkak të masave ajrore afrikane që kanë dominuar në të gjithë territorin.

Ulja nis nga dita e nesërme, pasi do të ketë prezencë të vranësirave kalimtare shoqëruar me reshje shiu, kryesisht në Veri.

SHKARKO APP