I nxehti, një person humb jetën në Shqipëri
Është shënuar viktima e parë nga i nxehti në vendin tonë.
Një i 66-vjeçar është është gjendur i pajetë, ku dyshimet e para janë se ka vdekur nga temperaturat e larta. Trupi i viktimës nuk kishte shenja dhune, në momentin që është gjetur nga ana e banorëve të zonës.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për të ndjerin Zeman Kusho nga Stjari i Delvinës.
Viktima është gjetur i vdekur në Bajkaj të Delvinës rreth dy kilometra larg Stjarit.
Familja ishte në kërkim të Kushos prej dy ditësh, pasi 66-vjeçari kishte dalë të konsumonte një kafe në lokalin e lagjes në fshatin Stjar dhe nuk ishte kthyer më në banesë.
Për herë të fundit, Kusho është parë i gjallë nga kamerat e një biznesi në Stjar, dhe mesa duket prej vapës janë shtuar dhe komplikacionet shëndetësore të tij.