I nxehti shton problemet te fëmijët e vegjël
Vala e të nxehtit, aspak normale për muajin qershor, sjell më herët virozat e verës. Në qendrat shëndetësore dhe në urgjencën e pediatrisë, mjekët po përballen me fluks pacientësh të vegjël, të prekur nga gastrointeritet.
Fëmijët që paraqiten në qendra shëndetësore apo në urgjencat pediatrike më së shumti kanë patur nevojë për marrjen e serumeve për shkak të dehidratimit.
Mjekët këshillojnë prindërit të tregojnë kujdes edhe me ushqimet që konsumojnë fëmijët në këtë periudhë të nxehtë. Në vend të rasteve me Covid, tani mbizotërojnë shqetësimet dhe problemet nga vapa.