I pari nga votat preferenciale në qarkun e Fierit, flet Ceno Klosi: Besimin e qytetarëve do ta shpërblej me punë

Teksa ka siguruar gati 17000 vota në qarkun e Fierit, kandidati më i votuar, Ceno Klosi, ka pohuar në një prononcim mediatik se besimin e qytetarëve do ta shpërblejë me punë.

“Ne do te jemi edhe pranë problemeve të tyre”, ka thëne kandidati Klosi teksa ka theksuar se do të rikthehet zyra e deputetit.

Më tej ai ka pohuar gjithashtu se përveç votave të socialisteve ka siguruar edhe vota të demokratëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për rezultatin nuk kam qenë shumë i fokusuar tek i pari apo tek i dyti, pasi kemi thekuar që puna është punë skuadre. Nëse do shihnim rezultatin personal, pastaj nuk është më skuadër. Me sinqeritet them që nuk e kam menduar. Jam i lumtur që një pjesë e qytetarëve të Fierit më kanë dhënë votën e tyre. Është një mision që fillon. Ne kemi një projekt të madh dhe të vështirë për gjithë qarkun. Tani fillon puna.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne kemi shumë kohë që kemi bërë shumë takime. Ka qenë një punë e jashtëzakonshme dhe ia vlen të theksohet që kemi një skuadër të tërë prapa që kanë qenë një pjesë e rëndësishme e fushatës.

Kam pasur vota dhe madje të deklaruara nga krahu tjetër (opozitarë)”, tha Klosi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?