I penduari: Sinanaj kishte lidhje në policinë e Vlorës
"Denoncimin unë kërkoja ta bëja qysh një vit më parë, pikërisht pas vrasjes së Sokol Veizit, por nuk arrita ta bëja këtë, sepse konstatoja se ata ishin lidhur me persona në pushtet në policinë e Vlorës. Njërin prej tyre unë e njihja fizikisht sepse ai takohej shpesh me Julianin dhe kushëririn e Andonit, që quhet X. Për këtë person Juliani më kishte treguar se ai kishte dijeni për aktivitetin e tij", shprehet i penduari i drejtësisë. Mandej, ai rrëfen për ofertën që i pandehuri Marion Mitro, i ka bërë brenda në qelitë e burgut, duke i kërkuar të dëshmonte në favor të tij./BW
KOHA JONË SONDAZH

