I përmend arrestimin e Tahirit dhe Vangjush Dakos, Rama i kthehet keq qytetarit
Kryeministri Edi Rama tha se 17 çështje gjyqësore për opozitën janë në proces dhe 10 prej tyre pritet vetëm data e seancës. Lumë komentesh kanë vërshuar në profilin e tij në rrjetet sociale.
Një qytetar i shkruan Ramës për Reformën në Drejtësi duke i përmendur tenderin tek Unaza e Re, po ashtu edhe Tahirin, Dakon në Durrës
Replikat
Qytetari: Po normal, nuk ka si te ndodh ndryshe. Arta Marku me shoke, i futi ne burg ato qe dhan tenderin e Unazes, futi brenda Sajmir Tahirin, Vangjush Dakon ne Durres dhe tani ska me cfare merret. Bravo drejtesia shqiptare, ksaj i then Reforme un
Rama: Te marrsha te keqen e qeleshes mbi koken qe ta paskan futur ne kazan–Djale i ri qe pergojon njerez e flet per burgje dhe qesh me vete se kujton se thua fjale te mencura–Shko ne shkolle e meso dhe merru me libra e mbushe koken me ushqim cilesor, se padija te ben qesharak kur merr persiper te hysh ne bisede me njerez per tema me rendesi! Perqafime
KOHA JONË SONDAZH

