I përmendi burrin dhe familjarët në Prokurori, Felaj-Bardhit: Gojës duhet ti vihet protezë
Nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e PS-së Ermonela Felaj, i është përgjigjur Gazment Bardhi, pasi ky i fundit në Komisionin e Ligjeve tha se “bashkëshorti i deputetes, Bledar Valnikaj është i vetmi prokuror që i është shmangur filtrit të Vetting-ut dhe është në detyrë”.
Bardhi tha se 4 familjarë të deputetes së PS-së janë pjesë e strukturës së Prokurorisë së Tiranës, duke e cilësuar si një rast unikal. Felaj në një postim në Facebook, i ka kujtuar Bardhit ndryshimet kushtetuese që janë bërë në vitin 2018 dhe ka qenë pikërisht ai që sipas saj i kapropozuar këto ndryshime.
”Goja të cilës duhet t’i vihet protezë si një masë me dobi për higjenën e veshit, ështe ajo e atij për të cilin kolegët e vet thonë se nuk e ka problem as kur betohet për shpirt të të atit”, shkruan Felaj në një postim në rrjetet sociale. ”Sigurisht ti bëre detyrat që të dha partia jote dhe jo interesat e mia afërmendsh”,-shkruan më tej.