I përplas makinën, tërbohet shoferi, klithma në mes të Tiranës/VIDEO

Në rrugët e Tiranës gjithçka mund të jetë e mundur, por klithmat e këtij qytetari kanë befasuar jo pak. Një moment sa i dhimbshëm aq edhe qesharak, që ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve në rrugë. Të bërtiturat e këtij shoferi kanë bërë që shumë njerëz të ndalin hapin, për të parë se ç’po ndodhte.

Report Tv ju sjell më poshtë videon, e cila padyshim do ju bëjë të qeshni, përtej dhimbjes që mund të ndjeni për këtë person. Personi në fjalë ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, teksa është përplasur lehtë nga një mjet tjetër në rrugë.

‘Vajtimi’ i shoferit për mjetin e dëmtuar është moment legjendar, teksa ai tërbohet dhe del totalisht jashtë kontrollit. Në vend që të gëzojë se aksidenti mund të ishte më i rëndë dhe fatal për jetën e ndonjërit, ai “qan hallin” e makinës së tij, që me shumë gjasa vetëm do ketë pësuar ndonjë gërvishtje të lehtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Tiranë, përplaset me makinë gjatë mëngjesit, shoferi tërbohet keq dhe del jashtë kontrollit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?