I plagosuri Çali: Na vrau deputeti Armando Prenga

Shtatë persona mbeten të plagosur pas një sherri mes familjes së deputetit Armando Prenga dhe familjes Çali, në qytetin e Laçit. Mësohet nga burime ende te pakonfirmuara së në orët e mbrëmjes vëllai i deputetit Prenga, Valentin Prenga, bashkë me disa të afërm kanë shkuar tek lokali i  një prej të afërmeve të familjes Cali në Patok dhe aty janë konfliktuar verbalisht mes tyre.

Na vrau deputeti i zonës Armando Prenga”- tha në një  lidhje telefonike për “ABC News”, i plagosuri Gjergji Çali.

Ai sqaroi rrethanat e ngjarjes, ndërsa konfirmoi se ishte jashtë rrezikut për jetën.

Një anëtar i familjes Çali mësohet se i përfshirë në sherr është nisur për tek komisariati për të bërë denoncim për familjen Prenga dhe aty është ndeshur me këta të fundit, të cilët i kanë kërkuar që të mos bëjë denoncim në komisariatin e Laçit.

Më pas sherri ka degraduar edhe në përdorimin e armëve dhe sendeve të forta nga ku konfirmohet zyrtarisht se  7 persona kanë mbetur të plagosur mes tyre edhe vëllai i deputetit, Armando Prenga.

Të plagosur janë” Gazmir Jushi 29 vjeç, Eduart Prenga 37 vjeç, Gjok Çali 53 vjeç, Francesk Çali 390 vjeç, Gjergj Cali 55 vjeç, Ton Cali, 66 vjeç , Nikoll Cali 53 vjeç.

Të gjithë të plagosurit janë transportuar në spitalin në spitalin ushtarak të Tiranës . Në sherrin më disa të plagosur dyshohet se është përshirë edhe deputeti Armando Prenga i cili është arrestuar nga policia me urdhër të prokurorisë. Deri tani ne komisariat janë shoqëruar  disa persona të familjes Cali dhe Prenga ku po merren në pyetje. Konflikti, nga hetimet paraprake, ka nisur pas dhënies për shfrytëzim të lagunës së Patokut Valentin Prengës, vëllai të deputetit Armando Prenga. Kjo është konsideruar e paligjshme nga familja Çali dhe aktualisht ndodhen në proces gjyqësore  të dy këto familje.

SHKARKO APP