I plagosuri i atentatit në Vlorë në gjendje kritike, transportohet drejt Tiranës

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës, në lagjen “Pavarësia”.

Mendohet se dy persona që lëviznin me motor, hapën zjarr drejt një makine tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC, në të cilën ndodheshin dy persona.

Për pasojë mbeti i plagosur 41-vjeçari Mikel Mehmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por teksa i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Vlorë, për shkak të gjendjes kritike Mehmeti është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga hetimet e policisë dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë pikërisht i plagosuri, për shkak se u qëllua nga vendi i shoferit.

Mendohet se atentati ka qenë i planifikuar dhe se mjeti me të cilin udhëtonte 41-vjeçari ishte mbajtur nën vëzhgim.

Ndërkohë pak pas ngjarjes, policia gjeti duke u djegur një makinë pranë stacionit të trenit. Mjeti në fjalë mendohet se është përdorur nga atentatorët për tu larguar, pasi kanë braktisur motorin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?