I plagosuri në ish-Bllok, Martinaj mbyllet në qelitë e 302-shit
Ngjarja në ish-Bllok, është ende e veshur me mister. Ervis Martinaj, i plagosur nga konflikti me armë, ndodhet në ambjentet e burgut 302 në Tiranë. Ai po qëndron në ambjentet e këtij burgu prej disa ditësh, ndërkohë që po pret të përmbushet dhe afati 30 ditor i qëndrimit në qeli, që vetë Gjykata e Tiranës ka vendosur për të.
Burimet thanë se Martinaj vijon të mjekohet në ambjentet e burgut, pasi ende ka disa koplikacione me plagën që i është shkaktuar në qafë, nga goditja me pistoletë e Marviol Bilos. Transferimi i Martinaj, në ambjentet e paraburgimit 302, u realizua vetëm një ditë pasi qëndroi në spitalin e Burgut.
Enrik Sulejmani u shkarkua nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Burgjeve, pasi sipas Ministrisë së Drejtësisë, ai nuk përmbushi detyrën e tij gjatë përpjekjeve për të larguar Ervis Martinajn nga Spitali Amerikan 2 në Spitalin e Burgjeve.
Për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, forcat e Policisë së Burgjeve janë paraqitur pranë spitalit por mjekët kanë refuzuar të firmosin kartelën e pacientit. E gjitha kjo solli konflikt mes bluzave të bardha dhe burgjeve, të cilët mundën ta marrin 6 orë me vonesë të paraburgosurin.
KOHA JONË SONDAZH

