I plagosuri në Vlorë, ky është atentati i dytë ndaj Sulejmanit
Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i dyfishtë që ndodhi sot në Vlorë. Viktima të këtij atentati kanë mbetur i Orest Rexho dhe A. Hasan, ndërsa objektivi mësohet të ketë qenë Armando Sulejmani i cili mbeti i plagosur rëndë.
Ai i ka shpëtuar një tjetër atentati në 23 maj 2016. Sulejmani u qëllua me plotë 11 plumba në 2016 nga dy persona, por shpëtoi pasi u kundërpërgjigj breshërive të armëve.
Sulejmani u plagos në dorë. Errësira ndihmoi edhe 2 atentatorët e maskuar të largohen menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Teksa u tha se njëri prej tyre është plagosur pasi edhe Sulejmani ka qenë i armatosur dhe ka qëlluar ndaj tyre.
KOHA JONË SONDAZH

