I prekur nga virusi, kreu i Urgjencës Kombëtare: Po kurohem në shtëpi

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, për të cilin Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se është pozitiv ndaj Covid-19, ka reaguar për herë të parë. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se ka një gjendje të lehtë të sëmundjes dhe se po kurohet në banesë, ndërsa ka një ulje të temperaturës krahasuar me dy ditë më parë. Nga ana tjetër, Brataj ka një thirrje për qytetarët duke u kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi.

Postimi i plotë

Mirembrema te gjitheve.

Ju falenderoj pa mase per interesimin tuaj te sinqerte. Vertete eshte shume emocionuese per mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Une aktualisht kam nje gjendje te lehte te semundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne kete moment eshte vetem 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare.

Ne personeli mjeksor dhe mbeshtetes, nuk i shmangemi dot betejes, linjes se pare per te cilen jemi pergatitur. Eshte normale, qe sado masa parandaluese te marresh, ne front mund te demtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndersa Ju mundeni te ekspozoheni sa me pak.

Behuni ju te padukshem per koronavirusin! Qendroni ne shtepi! Tani edhe une do te punoj nga banesa per disa kohe,sepse mundet! Te gjithe bashke do tja dalim! Ju pershendes.

SHKARKO APP