I premtoi punësim në Gjermani dhe i mori paratë, arrestohet për mashtrim 29-vjeçarja në Tiranë

Një 29-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë para një qytetari.

Sipas informacioneve të policisë, 29-vjeçarja i ka marrë paratë A.K., me pretendimin se do ta punësonte atë në Gjermani.

Nuk dihet se sa është sasia e parave të marra nga 29-vjeçarja, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Informacion- Më datë 04.05.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen V. G., 29 vjeçe, sepse nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit A. K., me pretendimin për ta punësuar në Gjermani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?