I premton martesë 19-vjeçares…por e përdhunon, e ndal policia para se ta trafikonte

Shumë vajza shqiptare janë trafikuar vitet e fundit për qëllime prostitucioni, pasi janë mashtruar. Rasti më i fundit shënohet në Peqin, por nëse është parandaluar trafikimi falë ndërhyrjes së policisë, një vajzë 19-vjeçare është përdhunuar nga një 25-vjeçar që i kishte premtuar martesë.  

Mario Hyka i kishte premtuar martesë një vajze 19-vjeçare, por më pas rezultoi se e kishte mashtruar me qëllim për ta trafikuar për prostitucion në Itali.

Burime zyrtare policore bëjnë të ditur se 25-vjeçari nga fshati Çengelaj i Peqinit,  mashtroi vajzën me iniciale A. Gj, 19 vjeçe, nga i njëjti fshat.

Ai ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të, por është prangosur nga policia në kushtet e flagrancës, pas denoncimit. 

Mbi Mario Hykën tashmë rëndon akuza e trafikimit për qëllime prostitucioni, e mbetur në tentativë, si dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.

SHKARKO APP