I premton shtëpi dy vjet më parë, denoncohet për mashtrim 50 vjeçari

I premtoi se do të merrte një banese si ish i perndjekur politik por premtmi ka rezultuar një mashtrim i plotë.  Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një 50-vjeçar me akuzën e mashtrimit. Sipas të dhënave zyrtare, E.H., 50-vjeç, banues në Tiranë dy vite më parë i premtoi 35-vjeçarit G.Ç., se do t’i merrte një banesë si i përndjekur politik.

Nga burimet policore mësohet se në këmbim të ndihmës për shtëpinë’, 35-vjeçari duhet t’i jepte një shumë të caktuar parash në dorë. Por megjithëse kishin kaluar dy vjet premtimi nuk ishte realizuar. G.Ç. i është drejtuar policisë për të zgjidhur hallin e tij duke bërë denoncvim për mahstrim ndaj 50 vjeçarit.

Ai ka deklaruar tek uniformat blu se pasi i ka dhënë një shumë parash në dollarë, 50-vjeçari është zhdukur. Menjëherë pas denoncimit, policia ka referuar materialet në prokurori për shtetasi E.H. për veprën penale të mashtrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?