I preu veshin kushëririt pas sherrit, shkarkohet administratori i komunës

 

Administratori i komunës së Poptishtit në Pogradec, është shkarkuar nga detyra, një ditë pas ngjarjes dhe konfliktit me të afërm të tij, pasi akuzohet se në sherr e sipër i preu veshin kushëririt të tij.

Gëzim Alla së bashku me vëllezerit e tij, sipas policisë, janë  konfliktuar dje me kushëririn e tyre për ujin që duhet të kalonte në tokat e tyre. Ngjarja u shënua në fshatin Verri të Mokrës dhe sipas dëshmive të familjarëve, administratori i Komunës së  Proptishtit Gëzim Alla kishte futur një eskavator në tokën e kushëririt Kujtim Alla, me qëllim që të merrte ujin.

Nga ky moment ka nisur sherri, i cili ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve rrethanore si kosa dhe lopata. Për pasojë Kujtim Alla është goditur në kokë si dhe i është prerë më pas veshi me kosore. Policia për ngjarjen ndaloi Vito Allën, vëllain e administratorit të Komunës Proptisht, ndërsa për sjelljen e tij të pahijshme, duke preferuar t’i zgjidhte konfliktet me dhunë, në vend të rrugëve ligjore, komuna ka vendosur shkarkimin e administratorit.

SHKARKO APP