I publikoi videon, nëna e të miturit të dhunuar padit Ardi Veliun

Zaida Çobo, nëna e të miturit që u dhunua nga policia ka paditur në Gjykatën e Tiranës, kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Çobo kërkon dëmshpërblim 1 milion lekë nga Veliu për shkak të publikimit të të dhënave personale të saj.

Në padi Çobo pretendon se nga veprimet e Veliut i është cenuar nderi dhe dinjiteti. Njëkohësisht ajo i kërkon gjykatës të detyrojë të paditurin të publikojë vendimin gjyqësor në të gjitha mediat e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se gjatë raportimit në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, Veliu tregoi një video, ku Çobo mbante një pistoletë në dorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jo se dua të marr në mbrojtje punonjësit e policisë. Por më besoni, në qoftë se do ta shikojmë nga fillimi në fund çfarë përfaqëson ky djali, a është me të vërtetë ky djali që i është bindur të gjitha veprimeve, thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja e tij, e cila ishte ndier shumë e fyer. Do t’ju shfaq një video të mamasë së tij, se kush është mamaja e tij dhe të besoni se nga çfarë familje vjen ky fëmija dhe pastaj të gjykoni vetë. Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Ju a tregova këtë videon për të thënë se nga çfarë familje vjen ky fëmijë, sa i edukuar është, sa i është bindur thirrjeve të policisë dhe tek e fundit policia si gjithmonë bëhet viktimë”, u shpreh Veliu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?