I quajti kriminelë emigrantët shqiptarë, sekretarja britanike flet në telefon me Ballën: Ne ramë dakord që…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka marrë një telefonatë suprizë nga sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, e cila muajt e fundit ka pasur një gjuhë jo të mirë për emigrantët shqiptarë, madje i ka quajtur kriminelë ata që zgjedhin rrugën ilegale.
Sekretarja Braverman ka treguar në rrjetet sociale se çfarë ka biseduar me të. Ajo ka përgëzuar Ballën për detyrën e re. Së bashku, ata kanë rënë dakord që të intensifikohet marrëdhëniet e punës mes dy vendeve.
“Kënaqësi të flas me ministrin e ri të Brendshëm shqiptar, Taulant Balla dhe ta përgëzoj për detyrën e tij të re. Ne ramë dakord të intensifikojmë marrëdhëniet tona të ngushta të punës për të arritur qëllimet tona të përbashkëta, duke përfshirë trajtimin e emigracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Suella Braverman.
Pleased to speak to the new Albanian Minister for the Interior @taulantballa and congratulate him on his new role.
We agreed to intensify our close working relationship to achieve our shared goals, including tackling illegal migration, corruption and organised crime. 🇬🇧 🇦🇱 pic.twitter.com/PpSs3Omyvm
— Suella Braverman (@SuellaBraverman) July 21, 2023