I quajti mjekët ‘monstra’ e i akuzoi për fshehje rasti me COVID-19, Drejtoresha e Spitalit Durrës përplaset me ish-deputeten

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Fatbardha Kadiu ka patur një përplasje me Drejtoreshën e Spitalit rajonal të Durrësit, Nadire Jani pas akuzave se ky institucion ka fshehur rastin e një pacienti të infektuar me koronavirus.

“Nje tjetër rast i shtruar me koronavirus ne spitalin e Durresit e nuk tregojnë. Mostra”, shkruante Kadiu.

Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i drejtoreshës së spitalit Durrës.

Jani përmes një postimi në rrjetet sociale e indinjuar nga fjalori i përdorur nga ish-deputetja kundrejt bluzave të bardha shprehet se: “Po zor nuk te vjen Fatbardha, se nuk e meriton fjalen zonje, kur na shan me fjalen MOSTER !!!”

Sipas, Janit “ne Spitalin e Durresit vine te gjithe pacientet qe dyshohen per Covid 19 dhe kjo nuk eshte e fshehte, pasi te gjithe e dine se pacientet qe shkojme ne Tirane nga spitali i Durresit nisen, nuk nisen nga ajri!”

Drejtoresha e Spitalit i drejtohet ish-deputetes duke thënë se “Mos te meret me “ zera” nga spitali Durresit, por te vi ti shohi si punojne e ku punojne brenda te gjitha protokolleve te OBSH !!!”.

Ndërkaq, në një tjetër replikë ish deputetja demokrate i ka cilësuar komentet e drejtoreshës së spitalit Durrës si “propagandë kineze”, duke thënë se “sot ju po zhgarraviteni si ushtar partie në media sociale…”

“Ju nuk folet kurrë për tenderat e spitalit, ju nuk folët kurrë për milionat e eurove të tenderave skandazos të çarçafëve po vijni sot e shqetësoheni se moj ju shaj njeri partinë.

Ju nuk folët kurrë që sanitaret dhe mjekët deri para kësaj pandemie nuk kishin as sapuna në tualetet e spitalit”, ka thënë Kadiu duke shtuar se “flisni atë që shikoni vetë dhe jo atë që jua sjellin nëper grupet e ëhat’s upp-it PR-ët e partisë.”

Postimi i plotë i Kadiut:

Gjithmonë me mjekët dhe për mjekët

Dje pasi më njoftuan për shqetësimin e tyre disa mjekë nga spitali i Durresit bëra të ditur lajmin e një pacienti të infektuar pranë këtij spitali.

Mesa duket adminstrata e partisë së spitalit beson ashtu sikurse dhe shefi i tyre që jemi në kohë fushate zgjedhore dhe jo në kohë krize.

Po i them sot drejtoreshës së spitalit që ajo nuk bën teste në spital, ndaj të qetësohet.

Madje të mos shqetësohet fare se këtë monopol e ka vetëm Rama, sepse partia ta bën testin e partia ta heq testin, partia ti sjell përgjigjet.

Nëse mendoni që keni detyre primare edhe sot në keto dite të vështira pandemie të mbroni vijën e partisë atëhere Turp Turp Turp shumë turp për ju mi zonjë.

Sot ju duhet të ishit zëri i parë ku ti çirrnit maskën kësaj situate.

Sot ju duhet të ishit zëri i parë ku ti çirrnit maskën rezultateve të korruspsionit galopant ndër vite të këtij sistemi.

Sot ju në vënd që të jeni të parët ti kërkoni llogari Ramës për testet, ku janë testet, përse nuk testohen njerëzit?

Në vend që ti hiqni maskën këtij sistemi, më shume se në çdo moment tjeter, sot ju po zhgarraviteni si ushtar partie në media sociale me tufën e faqeve fallco.

Ju nuk folet kurrë për tenderat e spitalit, ju nuk folët kurrë për milionat e eurove të tenderave skandazos të çarçafëve po vijni sot e shqetësoheni se moj ju shaj njeri partinë.

Ju nuk folët kurrë që sanitaret dhe mjekët deri para kësaj pandemie nuk kishin as sapuna në tualetet e spitalit.

Por mjaft më me propaganden tuaj kineze, dilni nga mendësia shekullore “ Parti Ernver jemi gati kurdoherë” e flisni atë që shikoni vetë dhe jo atë që jua sjellin nëper grupet e ëhat’s upp-it PR-ët e partisë.

Reagimi i plotë i drejtoreshës Jani:

Si mundet te nxjeri nga goja nje femer te tilla fjale MOSTRA !!!

Po zor nuk te vjen Fatbardha, se nuk e meriton fjalen zonje, kur na shan me fjalen MOSTER !!!

Per cfare komenton kjo ish deputete ?!

Ne Spitalin e Durresit vine te gjithe pacientet qe dyshohen per Covid 19, kjo nuk eshte e fshehte pasi te gjithe e dine se pacientet qe shkojme ne Tirane, nga spitali i Durresit nisen, nuk nisen nga ajri !

Ne Spital ketyre pacienteve i behen te gjitha ekzaminimet e nevojshme duke filluar nga gjaku, CT, u meret tamponi me corona virus dhe pritet pergjigja !

Nqs tamponi vjen pozitiv, pacienti dergohet ne Tr, ndryshe mjekohet per semundjen qe ka !

Nqs pacienti eshte me tampon NEGATIV, nuk quhet me Covid sipas rekomandimeve te OBSH !!

Biles ne spital, ne raste e dushuara jemi bere dhe 2 here tampon !!!

Sa per personelin, mos te behet merak zonja ish deputete se ato i kane te gjitha mjetet e nevojshme mbrojtese !!

Mos te meret me “ zera” nga spitali Durresit, por te vi ti shohi si punojne e ku punojne brenda te gjitha protokolleve te OBSH !!!

Mos te kete frike, se asnje nga keta djem e vajza te mrekullueshme te stafit te urgjences jane goxha te mbrojtur dhe nuk e infektojne zonjen ne fjale !!

SHKARKO APP