I riu gjendet i pajetë në një banesë të braktisur, policia zbardh detaje nga ekspertiza

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kanë kryer veprimet e para pas gjetjes pa shenja jete të një 19-vjeçari në fshatin Nivicë. I riu, shtetas egjiptian me inicialet H. O., u konstatuar nga shërbimet e urgjencës pranë një banese të braktisur në orët e para të mëngjesit të 4 prillit 2026.

Nga verifikimet paraprake nuk janë evidentuar shenja dhune në trup, ndërsa dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrore. Trupi është transportuar në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e autopsisë, ndërsa materialet i janë referuar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?