I riu humbet kontrollin e motoçikletës në Shkodër, përplaset me shtyllën

Një aksident ka ndodhur pasdite e kësaj të diele në aksin rrugor Shkodër- Mes, në vendin e quajtur “Hot i Ri”,  ku një 18-vjeçar ka humbur kontrollin e motoçikletës me të cilën lëvizte dhe është përplasur me një shtyllë.

Për pasojë ai është transportuar me urgjencë në spitalin Rajonal ku merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Shkodër/Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Shkodër-Mes, në vendin e quajtur “Hot i Ri”,  shtetasi B. R. 18 vjeç, banues në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër,  duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës, dhe për pasojë motoçikleta  është përplasur me një shtyllë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?