I riu kapet me 20 mijë euro në Rinas, ja ku i kishte fshehur
Një rast i transferimit të parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme është parandaluar në aeroportin e Rinasit.
Kështu, janë sekuestruar 20,000 euro si dhe është proceduar penalisht një 27-vjeçar. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, shtetasin F. K., banues në Durrës.
27-vjeçarit iu gjet në çantën e shpinës shuma monetare prej 20000 eurosh, që ishte e padeklaruar në doganë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.