I riu lihet pa ndjenja tek dera e spitalit në Bulqizë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë. Një i ri i identifikuar si Shkëlqim Spahiu është plagosur rëndë dhe është lënë ashtu në derën e spitalit në Bulqizë.
I riu është shtetasi Shkëlqim Spahiu dhe nga raportimet e para kishte marrë dëmtime të shumta në kokë. Duke qenë se gjendej në gjendje të rëndë, ai është nisur ditën e sotme drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas policisë ka dy pista hetimi deri më tani. E para dyshohet se i riu mund të jetë plagosur në minierë pasi punonte aty. Po ashtu nga ana e policisë dyshohet se i riu mund të jetë goditur nga mjete të forta.
KOHA JONË SONDAZH

