I riu në Shkodër vodhi vetëm 700 lekë në kishë

Shuma e marrë nga 26 vjeçari Kristjan Arra, i dënuar më parë për vjedhje është vetëm 700 lekë të reja, pasi në mbyllje të ditës, drejtuesi i kishës Françeskane kishte mbledhur shumën e parave të dhuruara nga besimtarët.

At Aleksandër Tanushi tregon për mediat se si arriti të zbulojë autorin në mjediset e brendshme të kishës. Ai sapo ishte kthyer nga një takim rreth orës 21.30 minuta, kur roja i ka thënë se po dëgjonte zhurma në brendësi dhe kishte menduar se ndodhej ai në kishë. Kaq ka mjaftuar që meshtari të hapë derën dhe menjëherë ka arritur të kapë nga krahu të riun, e më pas ka njoftuar policinë.

At Aleksandër Tanushi, drejtues i kishës Françeskane: Ai ishte një person që ka tentuar të plackisë kishën. Unë jam ndeshur me personi dhe për fat të mirë apo të keq ka ikur nga duart e mia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga kçyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dëmtime në dy arkat e vogla të dhurimit të parave, tek statuja e Krishtit, si dhe një tjetër e Shën Ndout, që autori e ka rrëzuar përtokë. Drejtuesit e kishës i kanë riparuar me shpejtësi, ndërsa at Tanushi ka një lutje për të riun dhe të gjithë ata që përmes këtyre veprave tentojnë të pasurohen, apo mbajnë familjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

At Aleksandër Tanushi, drejtues i kishës Françeskane: Ky fenomen, sepse nuk është i vetmi që ndodh në objektet e kultit të zhduket, por të kërkojë mëshirë prej zotit. 

Dy janë variantet se si 26 vjeçari ka hyrë në kishë: E para përmes kompanjelit dhe e dyta mund të ketë qëndruar pas meshës së pasdrekes, i fshehur deri kur kisha është mbyllur. Në komisariat ai ka pranuar grabitjen në kishë, ndërsa po hetohet nëse i riu është i përfshirë në të tjera grabitje të ndodhura sëfundmi në Shkoder, duke qënë se është kontigjent i njohur për policinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?