I riu përfshihet në aksident në Vorë, tenton t’i japë fund jetës pasi e kap ankthi
Një aksident i ndodhur ditën e djeshme në Vorë nuk është përjetuar mirë nga një djalë i ri i cili në gjendje ankthi ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë ilace.
Sipas policisë dje, më 5 qershor, në Vorë, në rrugën “Skënderbeu”, shtetasi A.V, vjeç 26 , banues në Vorë, pas një aksidenti të ndodhur me mjetin tip “Toyota”, duke qenë në gjendje ankthi, ka pirë një dozë të madhe medikamentesh.
Mësohet se i riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

