I riu po ngjiste shkëmbin, por rrëshqet pranë Kishës në Drenovë! Forcat zjarrfikëse i vijnë në ndihmë

Këtë të hënë ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses të Korçës, shpëton një të ri që u rrëzua në afërsi të Kishës së Shën Konstandinit në Drenovë në Malin e Drenovës. Sipas informacioneve mësohet se dy të rinj janë ngjitur në këtë kishë në këmbë por njëri prej tyre ka rrëshqitur. I riu nuk ka mundur të dalë i vetëm nga shkëmbinjtë, por menjëherë pasi u lajmërua zjarrfikësja, që ka bërë të mundur shpëtimin e të riut pa pasoja dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?