I riu që qëlloi Kombëtaren Serbe: Kishte civilë sa të duash, spiunë

 

Marsel Qeleshi, 18 vjeçari që qëlloi me gur mbi autobusin me lojtarët e kombëtares serbe shprehet se këtë veprim ai e kishte menduar më parë. Në një intervistë, 18 vjeçari tregon me detaje atë se çfarë ndodhi më 8 Tetor, në momentin që në Tiranë mbërrimi skuadra serbe, e deri në momentin që ai u kap nga policia.

“Cila ishte arsyeja që ata na gjuajtën ne në fillim?” kjo është pyetja që Marsel Qeleshi shpreh që në fillim të bisedës së tij, ndërsa shton më tej se ndaj serbëve donte të merrte hak 100-fish. Ndërsa, për fitoren e Kombëtares Shqiptare ndaj Armenisë, ai shprehet vetëm me dy fjalë: “E merituam”.

Marsel, cili ishte qellimi juaj kur qelluat me gur autobusin e Kombetares Serbe?

Kurse une ne fillim doja te beja nje pyetje: Cila ishte arsyeja qe na gjuajten ne në fillim? Qellova mbi ta, sepse ata vete qelluan te paret mbi ne. Ata vete e filluan te paret kete problem dhe une doja te merrja hak 100-fish.

E kishe parashikuar?

Normal qe po. E kam pasur ne plan. Po te mos e kisha pasur ne plan, nuk do e leshoja gurin matane. Kam qene krejtesisht i vetem. Jam larguar me makine pa rene ne sy.

Ku dhe ne çfare vendi je arrestuar nga policia?

Me ka marre ne telefon shefi i madh dhe me ka thene paraqitu sepse je ne kerkim.Dhe duke folur me shefin ne telefon, kam qene duke kaluar tek Presidenca. I thashe se ndodhem tek Presidenca dhe atje erdhi me mori policia dhe me shoqeroi.

Si e mori vesh policia qe ishin ju personi qe qelluat mbi autobus?

Kishte civila sa te duash, plus dhe spiune pa fund.

Ju po thoni se per policine ju jeni klient i vjeter, per çfare tjeter jeni shoqeruar?

Per sherre, probleme, por nuk dua te flas per kete teme.

E pe ndeshjen Shqiperi – Armeni?

Po, e pashe. Ndeshjen e pashe me shoket qe po me prisnin jashte komisariatit. Ndeshjen e merituam/Shqiptarja.com

SHKARKO APP