I riu shqiptar me shpejtësi marramendëse rrugëve të Zvicrës, autoritetet ia marrin makinën
Jo të rralla janë rastet kur shqiptarët në Zvicërr shquhen për shkelje të rregullave të shpëjtësisë. Rasti i fundit është i një 33 vjeçari, nga Kosova, të cilin policia e Aargaut të dielën pasdite e ka kapur me shpejtësi 174 km/h në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.
Gjatë kontrollit është konstatuar se kosovari tashmë e kishte të pezulluar patentshoferin. “Pak pas orës 14:00 është kapur nga radari një Audi me shpejtësi 174 kilometra në orë. Policia e ndaloi veturën, e cila po drejtohej nga një kosovar 33-vjeçar. Pasi që ai po e drejtonte veturën me një shpejtësi të dënueshme, u aktivizua prokuroria.
Është hapur procedurë ndaj 33-vjeçarit dhe është marrë vetura e tij. Në fund u konstatua se ai e kishte patentshoferin e pezulluar”, thuhet në njoftimin e Policisë Kanonale të Aargaut. Ditë më parë një tjetër shqiptar kishte lënë nam me shpejtësi të madhe.