I riu shqiptar përplaset duke punuar në Itali nga një i dehur në timon

Një incident i rëndë në punë ka ndodhur në Brianza (Monza) Itali, ku një punëtor shqiptar është goditur nga një makinë. Incidenti ndodhi natën e së mërkurës në rrugën Sp6. Shqiptari 33-vjeçar, rezident në Sesto San Giovanni, punonjës i firmës Aza Group, ishte duke punuar për rregullimin e shenjave rrugore.

Ai u godit nga një makinë që drejtohej nga një italian 40-vjeçar. Testet e mëvonshëm treguan që italiani ishte nën efektin e alkoolit dhe tashmë është denoncuar për dëmtim personi dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Ndërkaq, shqiptari u transportua në spitalin San Gerardo, në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën. Ai u operua me urgjencë për dëmtimet e marra dhe mjekët mbeten të rezervuar për shëndetin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?