I riu shqiptar thyen karantinën në Greqi, pështyn policët

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Vula, pasi kishte thyer karrantinën dhe kishte sulmuar policinë. Shqiptari i quajtur Fabio Çela, ishte kthyer ditën e djeshme nga Londra dhe sipas urdhrave të gjithë të kthyerit ditët e fundit duhet të qëndrojnë për të paktën 14 ditë në shtëpi për shkaka të Covid-19. Shqiptari nuk e kishte zbatuar këtë urdhër, por sapo ka dalë në rrugë është ndeshur me një patrullë policie të cilët i ka kundërshtuar dhe madje i ka pështyrë. Në momentin e arrestimit i riu ishte me temperaturë 38, ndërsa ka dyshime të forta se ai është i prekur nga CoVid-19. Ai vuan nga probleme psikike dhe pas arrestimit është shtruar në spitalin e personave me problem mendore ku mbahet i izoluar për shkak të agresionit të tij dhe dyshimeve për CoVid-19. Për momentin shqiptarit i është vënë një gjobë prej 5000 euro si dhe ka kaluar në ndjekje penale për fyerje dhe vënie në rrezik të punonjësve të policisë.

Marrë nga Top Channel

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?