I riu shqiptar u gjet i va*ur në një pemë, vëllai: Shkoi të takonte ish-gruan dhe…

Një muaj pasi u denoncua i zhdukur, një lajm tragjik ka ardhur këtë të hënë nga Greqia. 29-vjeçari shqiptar Angjelo Avdiu u gjet i pajetë në një fshat të Greqisë. Pronari i banesës është përballur me pamjet horror, ku 29-vjeçari ishte i varur në pemë, në një lartësi të madhe prej 4 metrash, që vështirë se vihej re, teksa duart i kishte të lidhura me tel hekuri.

Baba i një fëmije sipas mediave greke ai ishte larguar mëngjesin e 29 tetorit, ndërsa gjatë natës kishte qëndruar me një të afërm. Vëllai i tij, ka thënë se 29-vjeçari kishte ardhur në fshat për të biseduar me ish-bashkëshorten dhe nënën e fëmijës së tij në përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre.

“Erdhëm të bisedonim me ish-bashkëshorten e tij që ishte divorcuar. Të dielën në mëngjes ishim duke pirë kafe dhe befas ai u largua pa i thënë asgjë askujt. Të gjitha gjërat i la në shtëpi dhe celularin. Bëjmë apel që të gjendet vëllai im sepse nuk ka qenë shumë mirë së fundmi. Ai ka edhe një djalë të vogël, 9 vjeç”, tha ai.

Familja e Angjelos është tepër e shokuar pasi nuk kanë asnjë të dhënë se çfarë mund të ketë ndodhur me djalin e tyre, ndërsa policia po heton pistën e vrasjes së organizuar.

SHKARKO APP