I riu shqiptar vr*t veten në ”anijen kamp”, e motra: Rojet atë e trajtonin si kafshë, jo si azilant

Leonard Farruku, një i ri me ëndërra për një jetë më të mirë, iu bashkua trendit të gomoneve për në Britaninë e Madhe, por ëndërrat i preu në mes. Ai i dha fund jetën në anijen Bibby Stockholm, atje ku mbahen azilkërkuesit e regjistruar në Britani. I riu nga Manëza e Durrësit, kishte thënë se kushtet në anijet hotel ishin të mira, por rojet e sigurisë i trajtonin emigrantët si kafshë.

E motra e Leonardit e cila jeton në Itali ka deklaruar se “do të gjejë qetësinë vetëm atëherë kur të mësojë të vërtetën se çfarë ndodhi atë natë me vëllanë në anijen hotel Bibby Stockholm”. Sipas saj ai mbërriti në Angli me ëndrrën për një punë më të mirë dhe më e rëndësishmja të fitonte leje qëndrimi përgjithmonë në Angli. Për t’ja arritur këtij qëllimi ka theksuar ajo, ai iu bind kërkesës së Home Office për të shkuar për t’u akomoduar në atë anije.

Kjo anije hotel u mor me qira nga qeveria angleze. 27-vjeçari thuhet se ka paguar gati 3,500 £ për të kaluar Kanalin që lidh Francën me Britaninë me një varkë të vogël verën e kaluar, përpara se të vendosej në maunën e diskutueshme në fillim të këtij viti.

SHKARKO APP