I sëmuri mendor godet me grusht policin në Tropojë, përfundojnë të dy në spital

Një efektiv policie u dhunua fizikisht mëngjesin e sotëm në Tropojë, teksa ndodhej në krye të detyrës. Ngjarja ndodhi në fshatin Koçanaj dhe autor i dyshuar është një 45-vjeçar, i cili sipas policisë vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Gjithçka ndodhi kur policia shkoi në shtëpinë e 45-vjeçarit pasi u njoftua se ai po shkatërronte orenditë. E në momentin që ndërhynë për ta shoqëruar, ai goditi me grusht në fytyrë punonjësin e policisë. Ky i fundit u dërgua në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Edhe autori i dyshuar u dërgua në spital, por në rastin e tij bëhet fjalë për atë psikiatrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mëngjesin e sotëm, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Koçanaj, shtetasi E. V., 45 vjeç, me sëmundje mendore, po shkatërronte orenditë në banesën e tij. Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë në adresën e dhënë, për të neutralizuar shtetasin E. V. Gjatë rrugës, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin E. V. duke ecur me këmbë dhe kanë ndaluar për ta shoqëruar. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi E. V. ka goditur me grusht, në fytyrë, punonjësin e Policisë A. M., me detyrë SPZ. Punonjësi i Policisë po merr mjekim në spitalin e Kukësit, ndërsa shtetasi E. V., pas mjekimit në spitalin e Tropojës, është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër”, thuhet në një njoftim të policisë së Tropojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?