I sëmuri mendor hidhet nga kati i tretë i spitalit

Një 50-vjeçar i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës ishte dërguar në spitalin rajonal të qytetit për një kontroll rutinë, por u ka shpëtuar punonjësve duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit, e për pasojë ka ndërruar jetë.

”Më datë 13.08.2018, shërbimet e Spitalit Psikiatrik Vlorë, kanë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, shtetasin me probleme mendore M.K, 50-vjeç, i cili ka mundur tu largohet shërbimeve dhe është hedhur nga kati 3 i spitalit, duke ndërruar jetë në çast. Grupi hetimor ka nisur punën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për rastin në fjalë”, thotë Policia e Vlorës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?