I sharrojnë ullinjtë sepse mbështet Albert Çaçin!

 

Fushata elektorale sa vjen e bëhet më e nxehtë dhe jo pak herë shfaq dhe shenja nervoziteti, dhune apo hakmarrjeje nga më të ulëtat në nivelin e militantëve të partive. Një nga zonat ku PS-ja ndihet më e kërcënuar për humbjen e kandidatit të saj është Fieri, ku në siglën e PSD-së kandidon ish deputeti socialist Albert Çaçi. Një nga mbështetësit të Çaçit është ndjerë i kërcënuar pasi në shenjë hakmarrje për angazhimin e tij politik i kanë sharruar 40 rrënjë ullinj që kishte në pronën e tij.

Burime zyrtare nga shtabi elektoral i kandidatit Çaçi bëjnë të ditur se pas një takimi të organizuar në qytezën e Levanin , Ermal Mema, ka rënë pre e një akti vandal hakmarrje, akt që besohet se është kryer nga militantët e kampit të PS-së. Njerëz të paidentifikuar i kanë prerë atij 40 rrënjë ulllinjsh në pronën e tij, rrënjë të mbjella prej 5 vitesh.

“Presionet shkojnë deri në veprime të tilla makabre, ndërsa vazhdojnë heqjet nga puna dhe presionet fizike, si dhe bllokimi i hapësirës në media, mungesë hapësire për vendosje posterash në qytet, përjashtim nga debatet në televizione me urdhër nga lart”, thonë burimet zyrtare nga shtabi elektoral i zotit Çaçi.

Kjo është një fushatë e ndyrë e PS dhe PD kundrejt Albert Çaçit dhe duket se do ti kushtojë shumë dy forcave politike, pasi fierakët janë të ndërgjegjsuar tashmë se këto janë veprime që cënojnë kulturën fierake . 

 

SHKARKO APP