I shembën shtëpinë në Astir, kamarierja në Durrës nxirret pa jetë nga rrënojat

Në hotelin “Mira Mare” vijojnë kërkimet për të gjetur personat e tjerë që janë nën rrënoja.
Një banor i zonës i tha Report TV se pronari i hotelit është hedhur nga dritarja, ndërsa brenda kanë mbetur edhe një kamerier dhe një vajzë, që nuk dihet fati i tyre.

Ai tha se vajza që u nxor e pajetë nga hoteli ishte nga Tirana dhe banonte në zonën e Astirit, ku i ishte shembur banesa nga projekti. /shqiptarja.com

SHKARKO APP