I shëruar plotësisht nga virusi vdekjeprurës? Janë 4 kritere

Sa njerëz shërohen nga Covid-19? Shumica e njerëzve me virusin vdekjeprurës kanë simptoma të buta dhe janë në gjendje të shërohen shpejt pa qenë nevoja të qëndrojnë nën kujdesin mjekësor, referuar të dhënave të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Edhe pse ka të dhëna rajonale, kombëtare dhe globale për rastet e vdekjeve, nga ana tjetër ka një mungesë të theksuar të të dhënave përsa i përket rasteve të shëruara. ”Kategoria e njerëzve të shëruar filloi kur virusi ishte i përqëndruar në Kinë dhe mediat lokale po lëshonin raporte zyrtare”, tha për CNN një zëdhënës i John Hopkins University. Megjithatë është e vështirë të përcaktosh saktë numrin e të shëruarve pasi raportet në disa shtete bazohen te raportimet e mediave lokale dhe me gjasë numri i personave që kanë përballuar me sukses Covid-19 është më i lartë.

Pse gjurmimi i rasteve të shëruara është i rëndësishëm?

Njohja me numrin e rasteve që janë shëruar mund të sigurojë të dhëna të përgjithshme të numrit të të infektuarve dhe jo vetëm. Njohja e këtyre rasteve shërben si pikë e rëndësishme për të kuptuar se kur do të zhduket Covid-19 dhe në cilin moment njerëzit do t’i kthehen jetës normale.

Kur një person konsiderohet i shëruar?

Referuar vrojtimit të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes, një person konsiderohet i rikuperuar nëse plotëson këto kritere:

1 – Nuk ka temperaturë për të paktën 72 orë pa përdorur ilaçe dhe nuk përjeton ethe.
2 – Përmirësohen simptoma të tjera, si kolla dhe vështirësia në frymëmarrje.
3 – Ka kaluar një periudhë prej të paktën 7 ditësh nga shfaqja e simptomave të para.
4 – Nëse testimet për Covid-19 dalin negativ dy herë radhazi, me një diferencë prej 24 orësh nga njëri-tjetri.

SHKARKO APP