I shiti 53 kg marijuanë në formë çokollate italianit, pranga të riut nga Kavaja

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet të jetë shitësi i 53 kilogramë marijuanë në formë çokollate që u sekuestrua pak ditë më parë në Morinë. Bëhet fjalë për një aksion të 5 ditëve më parë në pikën e kalimit kufitar Muriqan, ku u arrestua një shtetas italian, i cili po e trafikonte drogën drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin me inicialet E. L., 36 vjeç, banues në Lagjen Nr.2, Kavajë.
Rezultoi se i riu i kishte shitur lëndën narkotike shtetasit italian C. T.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentativë”.

SHKARKO APP