I shkarkuar nga Berisha? Alibeaj: Nuk e njoh vendimin, vijoj që të jem kryetar

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kryetari i komanduar i selisë blu, Enkelejd Alibeaj thotë se nuk e njeh vendimin e shkarkimit nga Berisha.

Po ashtu ai thekson se është ende kryetari i grupit parlamentar, por edhe kryetari në detyrë i Partisë Demokratike.

“Më kanë shkarkuar katër a pesë herë, njëherë në dhjetor, njëherë në janar, ca herë në shkurt, dhe tani sëfundmi. Jam kreu i grupit parlamentar i zgjedhur në mbledhjen e këshillit, së dyti unë nuk jam në test nga askush, bëj detyrën time se kreu i grupit parlamentar dhe si ushtrues i kryetarit të partisë”.

SHKARKO APP