I shpallur në kërkim, efektivi Dama: E mora vesh nga Tv, do përballem me drejtësinë
Efektivi i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, Gani Dama thotë se ndodhet në Itali, për shkak të një problemi familjar, por që sipas tij, ka marrë leje nga drejtoria vendore e Policisë Durrës. Në një reagim për mediat, efektivi thotë se do të rikthehet në Shqipëri dhe do të sqarojë të gjitha akuzat në drejtim të tij.
”Jam në Itali me leje të firmosur nga Policia. Përmes Tv mora vesh se jam shpallur në kërkim. Nuk po ia mbath nga askush, aq më pak nga drejtësia. Jam larguar nga data 9 janar në Itali për arsye familjare. Kur të kthehem, do të përballem me drejtësinë”.
Gani Dama u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Abuzuesit”, i finalizuar në Durrës. Pas një hetimi tri mujor nga ana e SHCBA dhe Prokurorisë së Durrësit, bilanci ishte 10 policë të prangosur, 2 inspektorë të IMT-së, dhe 5 biznesmenë janë arrestuar, ndërsa Dama u shpall në kërkim.
KOHA JONË SONDAZH

