I shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (Akuzat)
Policia e Durrësit ka ndaluar një 37-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar.
Burime nga policia thonë se bëhet fjalë për I. P., 37 vjeç, banues në Tapizë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, më datë 28.08.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se ka kultivuar lëndë narkotike cannabis sativa në fshatin Bret, Njësia Administrative Cudhi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.