I shpallur në kërkim në Itali, 23-vjeçari arrestohet në Shkodër

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga policia. Sipas uniformave blu është arrestuar shtetasi me inicialet B. Th., 23 vjeç, banues në Plan, Shkodër.

“Pas lokalizimit të vendndodhjes së personit të kërkuar, forcat e posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në afërsi të lagjes “Vojo Kushi”, Shkodër, bënë kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit: B. Th., 23 vjeç, banues në Plan, Shkodër”, njofton policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vercelit, Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër-arresti për veprën penale “Vjedhje me armë në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg, parashikuar nga legjislacioni penal italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?