I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet në Morinë. Ja emri

Ka tentuar të kalojë në doganën e Morinës por është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për probleme me drjtësinë ne Gjermnai si i akuzuar për trfaikim të drogave.

Një shtetas nga kosova i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane është arrestuar nga policia e Kukësit në Morinë. Arrestimi provizor i Kastriot Rashani, 28 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Gjerman.

Në njoftimin e policisë për rastin thuhet se: “Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden/Gjermani. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Trier/Gjermani, me vendim Nr. 35a Gs 594/18, datë 16.02.2018,  ka lëshuar Urdhrin e kërkimit Ndërkombëtar,  për veprën penale “Shkelje e ligjit të drogave”,  parashikuar nga nenet e Kodit Penal Gjerman”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?