I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet një 27-vjeçar në Shkodër
Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasje është arrestuar nga policia e Shkodrës.
Mësohet se në pranga ka rënë i riu E. L. banues në lagjen “Partizani” në Shkodër.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin DVP Shkodër bënë ndalimin e shtetasit Elis Lekndrejaj, 27 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.
Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 23.03.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi dyshohet si autori i ngjarjes së datës 21.03.2021, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. F.